
TEPELENË- Albi Gumeni, 29-vjeçari, i cili akuzohet se dhunoi mësuesin Kleanth Laçi në Tepelenë, është liruar nga qelia.
I riu akuzohet se rrahu profesorin Laçi pasi motra e tij, vetëm 13 vjeçe, i kishte thënë se e ngacmonte sek’sualisht.
Prokurorja e Gjirokastrës Edlira Manelli e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi nuk i kishte shkaktuar dëme që mund t’i sillnin vdekjen mësuesit Kleanth Laçi.
Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga akuza paraprake.
29-vjeçari pritet të vijojë bashkëpunimin me policinë për zbardhjen e plotë të veprimit kriminal të mësuesit ndaj motrës.
I riu ndaloi mësuesin dhe bashkë me dy miqtë e tij e ftuan ‘për kafe’ dhe e morën në makinë.
Më pas dyshohet se e larguan nga qyteti dhe e dhunuan.
Pas rrahjes, Gumeni u vetëdorëzua para dy ditësh, duke pranuar dhunimin e 59-vjeçarit dhe deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte se mësuesi i fizkulturës i kishte ngacmuar seksualisht motrën 13-vjeçare.
Pas kësaj dëshmie të tij, policia ka arrestuar mësuesin e shkollës 9-vjeçare dhe ka nisur procedimet penale kundër tij.