Transmetuar më 19-01-2023, 09:55

Berat- Kapen dy hajdutë në Berat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan operacionin policor të koduar “Stuff".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i Rigers Nuria, 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Marko Muçaj, 38 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht:

– Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan; – Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.; – Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.; – Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.; – Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.; – Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.; -Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K; – Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.; – Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.; – Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.; – Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.; -Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.; -Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh; -Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.

Policia informon se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd