Transmetuar më 19-01-2023, 09:21

Dush në mëngjes para punës apo në mbrëmje pas një dite të gjatë? E vërteta është se të dyja kanë anët e tyre pozitive. Sidoqoftë, ne do t’ju prezantojmë përfitimet e secilit dhe më pas mund të vendosni vetë

Përgatiti: noa.al

Disa njerëz preferojnë të bëjnë dush në mëngjes kur zgjohen nga gjumi i natës, dhe disa të tjerë pak para se të flenë natën.

Mjekët këshillojnë që në asnjë rast të mos përdorni shumë në sasi, shampo apo sapun, sepse e dehidratoni lëkurën tuaj më shumë se ç’duhet.

Përfitimet e dushit në mëngjes

Të zgjon më mirë se kafeja. Stimulon qarkullimin e gjakut, përshpejton rrahjet e zemrës dhe mundëson përqendrim më të mirë në mëngjes.

Përveç kësaj, është më mirë për njerëzit me lëkurë të yndyrshme, pasi gjatë natës djersa qëndron gjatë gjithë kohës në sipërfaqen e lëkurës dhe mund të bllokojë poret.

Gjithashtu është mirë të përdorni ujë të vakët.

Dushi lehtëson më mirë tensionin e muskujve dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar ngurtësinë e qafës ose dhimbjen e shpinës.

Përfitimet e dushit gjatë natës

Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur pas një dite të vështirë në punë ose pas një stërvitje pasdite ose në mbrëmje në palestër.

Redukton presionin e gjakut dhe stresin. Ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt sepse vepron si qetësues dhe sinjalizon trupin që të fillojë të prodhojë më herët melatoninëm, hormonin që nxit gjumin.

Edhe diçka: Çarçafët do të jenë më të pastër. Sado të mendoni se jeni të pastër në fund të ditës, nuk është kështu pasi keni djersitur dhe po lëvizni në një mjedis me ajër të ndotur. /noa.al