Transmetuar më 18-01-2023, 20:49

Kosovë- Burime të Gazetës Express thonë se shërbimet partnere kanë dhënë informacione se po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së. Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, para 30 minutave ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.

Burime thonë se tashmë është identifikuar grupi. Vijon…