Transmetuar më 18-01-2023, 19:52

Itali-  Gjendet trupi i pajetë i një gruaje 59-vjeçare shqiptare në Itali.

Trupi u gjend sot në zonën e Marina di Massa në Milano të Italisë.

Kufoma u gjet nga një burrë i cili po ecte në plazh, dhe që më pas ka njoftuar autoritetet se kishte parë një trup të pajetë në det.

Sipas mediave italiane ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterit të Marinës për të nxjerrë trupin e 59-vjeçares.

Autoritetet po hetojnë ende mbi shkaqet e vdekjes dhe zbardhjen e ngjarjes.

Identiteti i gruas nuk është zbardhur ende ndërsa raportohet se ajo ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh nga familja.