Transmetuar më 18-01-2023, 19:38

DIVJAKË- Motori përplaset me një mjet në Divjakë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Divjakës.

Një motor është përplasur me një automjet tip “ Audi” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit.

Drejtuesi është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.