Transmetuar më 18-01-2023, 19:10

Torino- Gianluca Ferrero, u zgjodh zyrtarisht president i Juventusit këtë të mërkurë, pas dorëheqjes së Andrea Agnelli në nëntor 2022, në një kohë kur klubi i Serisë A po hetohet nga drejtësia transalpine.

Ferrero, menaxher dhe administrator i disa kompanive, ishte kandidati për presidencën e Juventusit i emëruar nga Exor, ‘holding’ i familjes Agnelli, pas dorëheqjes së Andrea Agnelli, i cili drejtonte klubin torinez që nga viti 2010, si dhe zv.presidenti Pavel Nedved dhe anëtarët e tjerë të Bordit të Drejtorëve.

Ferrero merr përsipër fatet e Juventusit në një kohë kur klubit mund t’i duhet të përballet me drejtësinë italiane për mashtrim të dyshuar tatimor, paraqet një situatë shqetësuese financiare dhe pasi ekipi i futbollit nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar, për herë të parë në 11

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd