Transmetuar më 18-01-2023, 16:54

Një burrë iranian është dënuar me tetë vjet burg pasi i preu kokën gruas së tij në shkurt të vitit 2022 dhe më pas eci me kokën e saj nëpër rrugë.

17-vjeçarja Mona Heydari u vra në shkurt të vitit 2022 nga bashkëshorti dhe kunati i saj, i cili e akuzoi për tradhti bashkëshortore, në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan në Iranin jugperëndimor.

Videoja tregon burrin duke ecur në rrugë duke buzëqeshur, duke mbajtur kokën ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në Iran.

Sot, gjykatësi, Massoud Setagyesi, u tha gazetarëve se prindërit e Monës e kishin “falur” vrasësin e saj Sazad Heydarnawa.

“Burri u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg për vrasje me dashje të një gruaje myslimane dhe me tetë muaj për abuzim.

I akuzuari nuk ka të drejtë të kundërshtojë dënimin dhe vendimi është i formës së prerë”, tha ai.

“I pandehuri i dytë, Heydar Heydarnava, u dënua me 45 muaj burg për bashkëpunim në vrasje”, vuri në dukje Setagyesi.

Sipas mediave iraniane, Mona ishte 12 vjeçe kur u martua me bashkëshortin dhe kishin një fëmijë 3 vjeç.

17-vjeçarja kishte ikur në Turqi për t’i shpëtuar abuzimit të të shoqit, por të afërmit e saj e detyruan të kthehej në Iran.