Transmetuar më 17-01-2023, 16:20

Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një 35 vjeçar pasi shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.