Transmetuar më 17-01-2023, 15:50

Humbja e dytë e PSG në Ligue 1 nuk mund të kalojë pa u vënë re. Dy nokautet e vetme të parizienëve në kampionatin francez (të dy jashtë fushe) erdhën në fillim të vitit 2023, me 3-1 ndaj Lens-it i rrezikshëm më 1 janar dhe më të fundit, 8 janar në "Roazhon Park" ndaj Rennes.

Për dështimet zkuzohen sulmuesit e skuadrës së Galtier. Në veçanti, është Neymar ai që ka përfunduar në qendër të kritikave. Performanca e numrit 10 të parizienëve ishte negative në të gjitha aspektet.

Shtypi francez e bombardoi me gjykime negative, ashtu si Daniel Riolo, gazetar i RMC Sport: "A e kuptojmë se Neymar, për sa i përket pagës që merr dhe asaj që jep në fushë, është dështimi më i madh në historinë e futbollit?

Nuk mund të mendoj për një dështim më të madh se ai për atë që kushtoi. Nuk e shpëton atë fakti se ka luajtur dy ndeshje të ‘Eight Final" më 2020".