Transmetuar më 17-01-2023, 15:08

Ndryshe nuk i dilet me këto çmime.

Metodat për të kursyer janë të shumta, por një çift nga Meksika do tu mësojë tjetër taktikë që me shumë mundësi mund të rezultojë efikase.

Fanny Castellanos, 26 vjeç dhe i fejuari i saj Jesús, 29 vjeç, përmes videove të tyre në TIK TOK, kanë treguar se sekreti tyre se përse sot kanë shumë para të kursyer, është se fusin 6 dollarë në një derrkuc sa herë që bëjnë seks. Ata kanë hyrë në këtë sfidë të çuditshme të kursimit të parave që prej janarit të vitit 2022 e nga ai muaj deri tani, pra pas një viti çifti ka kursyer 1320 dollarë, ndërsa do të thotë se në 12 muajt e fundit kanë bërë seks 220 herë.

“Ne ishim të mahnitur, mbushja e tre derrkucëve ishte e pabesueshme. Kursimi ishte shumë më i lehtë kur veçonim para sa herë bënim seks,” tha 26-vjeçarja.

Paratë ndërkohë çifti po i ruan pasi planifikojnë të shijojnë bashkë një udhëtim të paharrueshëm për muajin e tyre të mjaltit.