Transmetuar më 17-01-2023, 08:47

Në vigjilje të 555 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga e hëna e ardhshme dhe për çdo të hënë, në të gjitha shkollat do të këndohet para mësimit, himni kombëtar.

"Himni i Flamuri, me vendimin që kemi marrë do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore", njoftoi Rama.

Himni Kombëtar Shqiptar

Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir` e një qëllim, Të gjith` atij duk` ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor! Në dorë armët do t`i mbajmë Të mbrojmë atdhenë në çdo kënd, Të drejtat tona ne s`i ndajmë; Këtu armiqtë s`kanë vend. Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombet shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne! O flamur, flamur, shenj` e shenjtë, Te ty betohemi këtu, Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë, Për nder` edhe lavdimn` e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; Për jet` ai do të kujtohet Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!