Transmetuar më 17-01-2023, 12:33

Greqi- Burri vendos lakun në fyt dhe gruaja i heq karrigen. Por ajo thotë se nuk e vrau bashkëshortin.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Pirea, Greqi, ku një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Ngjarja fillimisht u raportuar si vetëvarje, pasi burri u gjet i lidhur me një litar në fyt dhe i varur në një tra, ndërsa në banesë ka qenë edhe një grua.

Pasi fqinjët kanë dëgjuar zhurma në banesën e tij, ku jetonte i vetëm, kanë njoftuar policinë, e cila në momentin që ka mbërritur në banesë ka gjetur të varur burrin, ndërsa një 47-vjeçare ndodhej pranë tij.

Pasi është marrë në pyetje, gruaja ka thënë se mes tyre ka pasur një sherr, pasi sipas saj viktima i kishte para borxh dhe ajo kishte shkuar për t’ia kërkuar.

Gruaja ka deklaruar fillimisht se pas sherrit, 50-vjeçari është vetëvarë, por policia nuk është bindur nga dëshmia.

Më pas ajo ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fut dhe është varur në tra, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse sipas saj i ka hequr karrigen.

Tashmë policia është duke vijuar hetimet, ndërsa gruaja është në arrest, me akuzën për vrasje.