TIRANË- Ekonomisti Pano Soko analizoi situatën me tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Në fjalën e tij në emisionin "Opinion", ai tha se stoku i banesave në Tiranë është rritur me 30%, ndërkohë që popullsia është rritur me vetëm 3%. Në këtë logjikë, ai tha se është ende e paqartë se si çmimi i banesave mbetet i palëvizshëm.
“27% është rritur stoku i Tiranës, ndërkohë që popullsia është rritur me 3%. Në Londër nuk ka rritje të tilla të stokut. Kush është problemi me 27%? Pra, ne pavarësisht se rritja e stokut ka tejkaluar rritjen e qytetit, nuk na ulet çmimi. Vetëm gjysma e apartamenteve blihen me kredi bankare. Gjysma tjetër me çfarë blihen? Për të treja vitet e fundit cash flow është në ulje. 1.5 mikliardë euro është shifra e përgjithshme e gjithë ndërtimeve, nga këto 750 milionë euro që kalojnë pa bankë. Problemi më i madh që kemi ne me këto çmime të rritura të apartamneteve është fakti, që 80% e të rinjve nuk martohen për shkak të pamundësive ekonomike,”- tha Soko./Opinion.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd