Transmetuar më 16-01-2023, 21:49

Protagonist interesant i BBV2 është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër. ku njëra prej tyre është edhe Kejvina. Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe debatet kanë vazhduar, por së fundmi në lidhje me këtë situatë është prekur edhe Kiara ku pak minuta duke qarë është shprehur për Kejvinën se:

Po prekem se nëse ka një person që ka të drejtë në gjithçka domethënë që i thotë gjërat e drejta ashtu si i mendon jam unë. Të betohem as nuk kam mbrojtur as Luizin në këtë rast, gjithmonë kam qenë ‘pro’ gocave sepse po japin mesazhe të gabuara për mua nuk ka lidhje kjo. Nëse unë shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua nesër, pasnesër prandaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën. Pavarësisht se kam pasur shumë gjëra për t’i thënë nuk dua fare sepse me ndotet imazhi dhe nuk dua të bie në atë nivel. Kjo është e gjitha.