Transmetuar më 16-01-2023, 15:24

Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët i janë kundërvënë Luizit duke e tallur dhe bullizuar, situatë e cila u komentua shumë në rrjet.

Shumë personazhe të njohur kanë reaguar e mes tyre edhe Beatrix Ramosaj.

Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP, ka bërë një status në Twitter ku bën thirrje kundër bullizmit.

"Bullizuesit dhe njerëzit që qëndrojnë aty pa bërë gjë për këtë, kanë një vend special në ferr. Stop Bullizmit", shkruan Beatrix.