Transmetuar më 16-01-2023, 13:09

Sabiani dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në një reality show, por kjo miqësi u thye pasi u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit. Sabiani i ftuar në emisionin “Zemër Luana” ka treguar të vërtetën.

Gjatë një loje, Antonela Berisha ka ngacmuar Sabianin duke i thënë: Sa lekë të dha Iliri? Përgjigje të cilën Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë.

“Iliri më dha 5000 euro për vëllazëri!”, tha këngëtari Duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar.