Transmetuar më 16-01-2023, 12:06

Uells- Ka qenë tragjik fati i një 23-vjeçari që tentoi të vjedhë kanabis në shtëpinë e barit të një bande shqiptare.

Sipas Lad Bible, trupi i Tomasz Waga nga Dagenham u gjet i rrahur brutalisht në Westville Road në Cardiff më 28 janar 2021.

Josif Nushi, Mihal Dhana dhe Hysland Aliaj u shpallën fajtorë për vrasjen e Waga-s të martën (10 janar) pas një gjyqi në Newport Crown Court.

Waga u përpoq të grabiste fabrikën kanabisit të bandës së shqiptarëve së bashku me tre persona të tjerë. Aliaj dëgjoi se burrat hynë brenda dhe njoftoi anëtarët e tjerë të bandës, Nushin dhe Dhanën, të cilët arritën në shtëpi për pesë minuta.

Waga dhe Carl Davies, të cilët kishin mbetur në shtëpi për të mbledhur bimët e kanabisit, u përpoqën të iknin nga një dritare në katin e sipërm, por u kapën nga tre shqiptarët.

Davies arriti të dilte nga fabrika, me disa lëndime dhe u fsheh pas një muri aty pranë. Por Waga mori 28 plagë, duke përfshirë trauma të rënda në kokë e brinjë të thyera.

Në një deklaratë të lexuar në gjykatë, motra e Waga-s, Patrycja Waga, tha se vëllai i saj ishte ‘hedhur në rrugë si mbeturinë’.

Waga tha: "Dhimbja për të mos qenë atje për ta parë në momentet e tij të fundit të jetës si motra e tij më e madhe ka qenë e paimagjinueshme, për të mos përmendur mënyrën çnjerëzore në të cilën ai u hodh si një qese plehrash, e cila do të më ndjekë për pjesën tjetër të jetës sime, si dhe të shoh fytyrën e tij të pajetë dhe të rrahur gjatë identifikimit zyrtar. Tomasz kishte gjithë jetën e tij përpara dhe një djalë të sapolindur, i cili tani është pa baba dhe i paaftë që të festojë Ditën e Babait. Ai ishte vëllai im i vetëm dhe pavarësisht zgjedhjeve të këqija që bëri, ai kishte një zemër të mirë.”

Nushi, 28 vjeç, dhe Dhana, 29 vjeç, u dënuan me burg. Nushi me 20 vite dhe Dhana me 16 vite. Aliaj, 31 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me 10 vjet burg. Atij iu tha se do të vuante dy të tretat e dënimit përpara se të lirohej me kusht.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Sir Barry Cotter tha se kishte marrë parasysh historikun e trimërisë së ish-zjarrfikësit Aliaj dhe letrën e gruas së tij.