Transmetuar më 16-01-2023, 12:00

Tiranë- Shqipëria u trondit mbrëmjen e kaluar nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Klos. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, Durrës dhe Elbasane qytete të tjera të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes u raportua për disa dëme të lehta në Xibër, Klos dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Lëkundjet e mbrëmshme janë pasuar nga pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit.

Specialisti në fushën e sizmologjisë, Rrapo Ormeni tha ditën e sotme, në një prononcim për mediat se goditja e djeshme është shoqëruar nga 70 pasgoditje, çka tregon sipas tij se nuk priten lëkundje më të forta.

Ai u shpreh se Klosi nuk është zonë sizmike, tërmeti më i fortë në këtë zonë kanë qenë 5,1 i shkallës rihter.

Ormeni tregon se janë tre zona më aktive në Shqipëri të rrezikuara nga tërmetet.

“Zona e bregdetit Adriatik, zona Lushnje-Elbasan-Dibër dhe Korçë-Ohër, këto janë zonat më aktive”, tha eksperti për Euronews Albania.