Transmetuar më 16-01-2023, 09:53

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Mikela Pupa, ishte dje e ftuar në e emisionin “Fun Club”, ku zbuloi se kush ishe sipas saj, banorja më manipuluese.

“Manipulime nga dhoma e gjumit tek veranda kishte tre variante të ndryshme të historisë”, tha Mikela.

Pjesë nga intervista:

Megi Pojani, moderatoja e pyeti: Kush manipulonte më shumë?

Mikela: Olta, patjetër.

Megi: Ka tentuar të të manipulojë?

Mikela: Shumë herë.

Megi: Je ndjerë e manipuluar prej saj?

Mikela: Që të jem ndjerë e manipuluar jo, sepse varet deri ku ti ia lejon, por që ka ndikuar patjetër që po, me historinë e famshme me Gentin që tregoi tre versione të ndryshme të historisë dhe në fund i mohoi.