Transmetuar më 16-01-2023, 08:43

Jeta u kthye përmbys për Georgina Rodriguez, pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos me Al-Nassr. Ish-shitësja e Gucci-t, tashmë modele dhe influencuese me famë ndërkombëtare, jo vetëm që është zhvendosur në Riad me partnerin dhe fëmijët e saj, por është e detyruar edhe të rinovojë garderobën.

Arabia Saudite është një vend konservator, ende mjaft i prapambetur në të drejtat e grave. Për këtë, Georginës do t’i duhet t’iu thotë lamtumirë dekolteve dhe fustaneve të hapura, të cilat i ka sportizuar gjithmonë me njëfarë lehtësie vitet e fundit.

Nuk është rastësi që në prezantimin e CR7 në klubin e ri, Rodriguez u tregua më e dëlirë se kurrë, e veshur me një tunikë të hapur të ngjashme me atë të grave arabe. Fjalët kryesore që tani e tutje do të jenë modestia dhe dekori.

Pavarësisht rregullave strikte të Arabisë Saudite, Georgina Rodriguez ka treguar entuziazëm dhe gëzim për mbërritjen në vendin e Lindjes së Mesme. “Faleminderit Arabia Saudite për pritjen e ngrohtë, – shkruan partnerja e Cristiano Ronaldos në Instagram.

– Jemi jashtëzakonisht të lumtur me këtë aventurë të re dhe duam të falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Gjithmonë së bashku, me familjen tonë të çmuar”.