Transmetuar më 15-01-2023, 23:27

TIRANË- Sizmologu Rrapo Ormeni ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me tërmetin e fundit që tundi vendin.

Në një lidhje telefonike, sizmologu tha se bëhej fjalë për një tërmet të zakonshëm dhe se nuk ka vend për panik, duke konsideruar edhe zonën ku ka pasur epiqendrën.

"Ky ishte një tërmet i zakonshëm, nga ata që përsëriten për çdo vit, ndaj nuk ka vend për panik.

Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik.

Janë tërmete të moderuar dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla.

Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton dëme materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra.

Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij," -tha ai.