Transmetuar më 15-01-2023, 19:25

Së fundmi në media kanë qarkulluar lajme se Luizi nuk flet me familjen e tij. Familjarët e këngëtarit kanë reaguar përmes Instagramit zyrtar të Luizit duke sqaruar se këto thashetheme janë trillime.

Reagimi i familjarëve: Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqarojmë opinion publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip!” Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.

U lutemi nëse doni të bani lajm, bëjeni atë në mënyrë të drejtë dhe korrekte, jo duke sajuar lloj – lloj gënjeshtre! Urojmë të kemi mirëkuptimin tuaj dhe të shkruar për atë që Luizi po jep në BBV jo duke përfshirë njerëz të tjerë që janë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP! Me shumë dashamirësi dhe respekt, familja e Luizit! Faleminderit!