Transmetuar më 15-01-2023, 15:34

Stresi habiti jo pak mbrëmjen e djeshme kur kërkoi papritur të dilte nga “Big Brother VIP Kosova”. Ai insistonte se donte të largohet madje duke shkelmuar edhe dyert.

Gjithsesi, më vonë është qetësuar dhe ka vendosur të qëndrojë. Duke folur me banorët ai tha se kishte një bllokim emocional dhe psikologjik, por gjithsesi vendosi të qëndrojë.

“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar.”- tha ai mes të tjerash pas rikthimit.

Pas një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku Stresi dhe Xhuli kanë qenë të lidhur bashkë me pranga, në një moment Stresi e ka humbur durimin dhe ka hequr prangat, ku është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe ka filluar me përgatitjen e valixheve.

“E kam me vetem, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, tha Stresi.