Transmetuar më 15-01-2023, 08:33

Nepal- Aksident ajror në Nepal.

Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror dhe 16 trupa janë gjetur. Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.

Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, tha një zëdhënës i linjës ajrore. Ushtarët nepalezë janë përfshirë në shpëtimin në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik.