Transmetuar më 14-01-2023, 22:58

Luizi ka pranuar se ajo që i rrëfeu Kiarës ishte një ‘gomarllëk’ dhe që i doli jashtë pritshmërive të tij, ndërsa tregoi se u frikësua shumë kur u vra Kiara.

Luzi: Më iku situata nga duart, bëra një gomarllik!

Arbana: Pate frikë atë natë që u vra Kiara?

Luizi: Pata frikë, se unë e kam thënë që ajo është si kristal që po e prek diku thyhet. Dhe kur e pashë që ra, ngela. Thoja o zot i madh iku për një fërkim të vogël. Kisha frikë se meqë isha në nominim, se thashë ia kam bërë vetes, nuk do e shoh më. Pastaj kur erdhi, edhe pse nuk mi hodhi sytë ishte shumë mirë që ishte këtu. Më vinte të plas që e pashë ashtu, se me duket vetja si shkaktari i asaj. Kjo ishte arsyeja që doja të rrija afër dhe pse ajo e refuzon

Kiara: Gjëja është akoma e nxehtë nga prime i kaluar, unë ndjehem njësoj si atë ditë dhe nuk mund të jap një përgjigje sepse ne jetë jam mësuar që njerëzit ti fal, por ka gabim e gabime, ka gënjeshtra që ndikojnë për ecurinë e diçkaje, duhet shumë që unë ta kaloj këtë gjë, se di si, por deri tani kam parë që ndihet e penduar, por duhet ta kishte menduar mirë. Nëse do isha në vend të tij, nuk do ia bëja kurrë një gjë të tillë. S’do ma lejonte sedra.

Arbana: Deri ku justifikohet një gënjeshtër për dashurinë?

Zhaku: Ai ka arritur deri ne vetëmohim, refuzimi i Kiarës e çoi në genjeshtër, ka kujtuar se është në kafen e lagjes. Është një shkelje në dërrasë të kalbur.

Arbri: e rëndësishme është të kuptosh gabimin dhe të kërkosh falje, kemi parë plot herë që njerëzit bëjnë gabime edhe më të mëdhaja, por kemi parë që gjendet vullneti për hir të dashurisë që të falin.