Transmetuar më 14-01-2023, 16:28

Vladimir Putin këtë vit do të detyrohet të zgjedhë pasardhësin e tij mes humbjeve ushtarake dhe rënies së popullaritetit, sipas mediave të huaja.

Diktatori do të kërkojë t’ia dorëzojë pushtetin një trashëgimtari të “zgjedhur” dhe të tërhiqet në pallatin e luksoz në Detin e Zi në vend që të rrezikojë të burgoset.

Lideri rus do të kërkojë të heqë dorë nga pushteti dhe t’ia delegojë një pasardhësi teknokrat, i cili mund të negociojë fundin e luftës me Ukrainën dhe Perëndimin, dhe ndoshta të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që duhet të mbahet këtë vit.

Rrethi i Putinit thuhet se nuk e sheh atë më si një “garantues të stabilitetit” duke e parë ngritjen e Yevgeny Prigozhinit, kreut të ushtrisë private të Wagner, e cila deri më tani ishte më besnikja ndaj Kremlinit. Ai ka të ngjarë të emërojë një të besuar si president, si kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, kryeministri Mikhail Mishustin ose zëvendës-shefi i stafit, Dmitry Kozak.

Megjithatë, “për Putinin, ky është një opsion i mirë, krahasuar me Çausheskun ose Gadafin.

Ligjet aktuale nënkuptojnë se ai do të ishte një “senator i përjetshëm”.