Transmetuar më 14-01-2023, 14:02

Futbolli afrikan mban zi për vdekjen tragjike të Philemon Mulala. Ish-mbrojtësi dhe mesfushori 60-vjeçar zambian ishte në shtëpinë e tij në Lichtenburg, Afrika e Jugut, duke punuar në pjesën e pasme.

Për shkak të një defekti elektrik, drita u fik dhe pikërisht në ato momente, Mulala u sulmua dhe u plagos për vdekje nga qentë e tij. E shoqja e gjeti të shtrirë në një pellg gjaku.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, kapiteni Sam Tselanyane. Karriera e Mulalas u rrit duke fituar Kupën CECAFA me Zambian e tij më 1984, trofeu i parë në historinë e "Chipolopolo".

Në gjysmëfinale kundër Kenias, Philemon shënoi dy gola. Mulala, i mbiquajtur "Shombo" ("punëtor i zellshëm"), luajti në vendin e tij për Mufulira Wanderers, në të njëjtin ekip me vëllain Philemon Kaunda.

Pasi fitoi gjithçka që kishte për të fituar, Mulala më vonë u transferua në skuadrën afrikano-jugore Cape Town Spurs F.C.