Transmetuar më 14-01-2023, 12:12

Gjirokastër- Aksident në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër", në vendin e quajtur "Kordhocë”.

Sipas informacioneve janë përplasur automjeti tip "Volkswagen", me drejtuese shtetasen M. P., dhe automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin N. A.

Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip "Benz", shtetasja M. A., 62 vjeçe), e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.