Transmetuar më 14-01-2023, 11:43

Të dielën e datës 15 janar, Real Madridi do të luajë finalen e Superkupës së Spanjës, e para për të bardhët më 2023 dhe e dyta e sezonit, pas Superkupës së Europës të luajtur në Helsinki, gushtin e kaluar. Që nga rikthimi i Carlo Ancelottit te Real Madridi në verën e vitit 2022, kjo është ndeshja e katërt vendimtare për "Los Blancos", që ka fituar tri të mëparshmet.

Fitorja në Finlandë kundër Eintracht-it i shtohet finales së Ligës së Kampionëve në Paris kundër Liverpoolit (1-0) dhe Superkupës së Spanjës 2022, të luajtur më 16 janar të vitit të kaluar, me fitoren ndaj Athletic (2-0).

Athletic ka qenë pikërisht skuadra e vetme e aftë për të eliminuar Real Madridin në një kompeticion me eliminim direkt vitin e fundit. Ndodhi në çerekfinalet e Kupës së Mbretit 2021-2022, me golin e Berenguer në minutën e 89-të të duelit të luajtur në "San Mamés".

Një disfatë që pengoi madrilenët të fitonin të gjithë titujt që luajtën në sezonin 2021-2022, pasi atyre iu duhet shtuar edhe pushtimi i Ligës së 35-të në muajin prill, me katër ditë kohë para përfundimit të kampionatit.

Katër titujt nga pesë, me opsionin e të pestit të dielën, në këtë fazë të dytë të Carlo Ancelottit në Madrid, iu bashkohen katër titujve që fitoi në ciklin e tij të parë në klubin e bardhë, mes viteve 2013 dhe 2015. Në atë periudhë, efektiviteti i tij në finale ishte edhe maksimumi: Kupa e Mbretit kundër Barcelonës, Liga e Kampionëve kundër Atlético Madridit në Lisbonë, Superkupa e Evropës kundër Sevillle dhe Botërori për Klube kundër San Lorenzos.

E vetmja finale ku "Carletto" ka munguar është Superkupa e Spanjës 2014, me një humbje kundër Atlético. Dhe në këto dy sezone, të bardhët nuk mundën të fitonin as La Liga-n, diçka që trajneri italian e arriti me rikthimin e tij në klubin e "Bernabeu".

Janë, në total, shtatë tituj në tetë finale për Real Madridin e Carlo-s, me shtimin prestigjioz të La Liga-s 2021-2022, që e vendos italianin si trajnerin e tretë më fitues në historinë e klubit. Vetëm Miguel Muñoz (14 tituj) dhe Zinedine Zidane (11) kanë fituar po aq sa Ancelotti, tetë tituj, po aq sa Luis Molowny.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd