Transmetuar më 13-01-2023, 23:43

Beniada dhe partneri i saj, Blerti Hajdari, kanë treguar mbështetjen ndaj Luizit me anë të disa postimeve në rrjete sociale.

Beniada ka publikuar në Instastory një foto ku duket këngëtari që mban një batanije për të ndihmuar Kiarën teksa ndërrohet. "Të dua", ka shkruar modelja krahas fotos.

Nga ana tjetër Blerti ka ndarë me ndjekësit disa momente ku Luizi shihet duke u kujdesur për Kiarën. "Dashuri e pastër, është legjendë përfundimisht", ka shkruar ai.