Transmetuar më 13-01-2023, 23:37

Genti dhe Zhaklina tashmë janë jashtë “Big Brother Vip” dhe aktorja Olta Gixhari nuk ka humbur kohë për të gjetur një “viktimë” tjetër. Ditët e fundit ajo ka debatuar kryesisht me Luizin, por së fundmi ajo ka pasur një përplasje edhe me gazetarin Ronaldo Sharka.

Olta i ka thënë hapur atij që ajo ka “pushtetin” për ta nxjerrë nga shtëpia.

“Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”- i tha Olta-Ronaldos.

Olta Gixhari është futur me synime të qarta në “Big Brother Vip”. Aktorja është e vendosur që do ta fitojë këtë edicion.

Këtë bindje të saj nuk heziton ta thotë me zë të lartë para banorëve të tjerë, ndonëse është herët për të folur për fituesin.

“Do të çoj në finale,”-i tha Bjordi Oltës.

Ndërsa kjo e fundit i kthehet duke i thënë se po flet me fituesen.

Këtë nuk dimë ta themi, por një gjë është e sigurt të gjithë ata që i kanë dalë kundër dhe kanë debatuar me Oltën deri më tani ndodhen jashtë shtëpisë së “BBV”.

Në fillim ishte Zhaklina e cila nuk e përballoi presionin dhe së fundmi edhe Gent Hazizi i cili pati një përplasje me aktoren.

Më herët Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Ronaldo Sharkën mbi këtë temë, ku është shprehur se si fillim nuk e beson se do të shkojë në finale.

Përpos kësaj, ajo tha se nëse shkon me këdo nga kundërshtarët e saj do të donte të shkonte dorë për dore. A thu të jetë e mundur kjo?

Nuk, e dimë por na mbetët ta zbulojmë deri atë ditë, ndonëse përvoja të mëparshme kanë treguar se që tani jo kur janë afër finishit, banorët luftojnë me mish dhe shpirt për tu shpallur ata fitues.