Transmetuar më 13-01-2023, 16:27

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç.

Ky shtetas banues në Berat, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.