Transmetuar më 13-01-2023, 14:25

Një 50-vjeçar, i quajtur Dashamir Muçaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Fier.

Autori është identifikuar si Altin Nikaj, ndërkohë që Policia ka bërë me dije se ky i fundit është vënë në kërkim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Policia vendore informon se rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, Altin Nikaj, 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri Dashamir Muçaj, 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Altin Nikaj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.