Transmetuar më 13-01-2023, 12:46

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Kiara Tito është rikthyer në shtëpinë e BBV2 pas konstultave me mjekët në një gjendje të përmirësuar shëndetësore. Personat e parë që iu gjendën pranë ishin Tea, Mikela dhe Luizi. Ata janë kujdesur për të derisa ra për të fjetur. Por Luizi vazhdoi të qëndronte pranë saj dhe pse atë e zuri gjumi.

Pasi gjendja u normalizua dhe Kiara ra për të fjetur Tea dhe Mikela dolën në oborr për të konsumuar një cigare ku gjatë një bisede mes vajzash Tea shprehet se nuk beson tek dashuria e Luizit për Kiarën.

Mikela: A beson që ai e do kaq shume?

Tea: Ai Kiarën thotë që e do, nuk e do! Shikoje sa i lumtur është tani. Është i lumtur se po i afrohet, por ajo është super sëmurë. Në momentin që e do një person, nuk je i lumtur sado afër po të qëndron për një moment. Je i mërzitur se është sëmurë.

Një befasi kjo deklaratë e Teas duke qënë se nga të gjithë banorët ajo është dukur më e afërta këto ditë të vështira për Luizin.

Gjatë bisedës gjithashtu Mikela dhe Tea shprehen dhe ngrenë dyshime se ai po e përdor situatën në shtëpi duke u kujdesur dhe ndenjur zgjuar për Kiarën për të ndryshuar mendimin e publikut për të dhe për të rregulluar imazhin.

Duket se Luizi ka mbetur i vetëm në këtë rrugëtim dhe se dhe ato pak njerëz që dukeshin se po i qëndronin pranë nuk i ka më në krah.