Transmetuar më 13-01-2023, 11:46

Shakira ka bërë bujë me këngën e saj të re të titulluar ‘Music Sessions #53’. Në çdo varg, ylli i pop-it akuzonte rëndë ish-partnerin e saj Gerard Piqué, fajtor se e kishte tradhtuar me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti.

Këngëtarja kolumbiane nuk hezitoi ta quante veten një Ferrari, një Rolex, e zëvendësuar me një Twingo dhe një Casio (duke iu referuar në vend të kësaj ish-kamerieres 23-vjeçare). Nëse ish-futbollisti preferoi rrugën e heshtjes (të paktën për momentin), reagimi i Clara nuk vonoi…

Pak orë pas publikimit të këngës, e cila u bë menjëherë "virale" në rrjetet sociale, Clara Chia Marti ndau në llogaritë e saj "emoji" e një buzëqeshjeje. Vajza e re, me shumë mundësi e sigurt për dashurinë që Piqué ndjen ndaj saj, thjesht la të kuptohej se nuk e vriste mendjen nga ky gjest i Shakirës dhe asgjë më shumë.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo më pas zgjodhi ta hiqte këtë mesazh. Ndërkohë, kënga mori vlerësimin e Wanda Narës, e cila rishpërndau një varg të destinuar për t’u bërë himn i ri femëror: “Gratë nuk qajnë, ato faturojnë”.

Edhe Gerard Piqué ka thyer heshtjen e tij, pas bujës që shkaktoi kënga e re e ish-të dashurës së tij Shakira. Në çdo varg të "Music Sessions #53", ylli i pop-it akuzon rëndë ish-futbollistin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, me të cilën dyshohet se e tradhtoi në vitin e fundit të historisë së tyre të gjatë të dashurisë, e cila zgjati 12 vite.

Këngëtarja kolumbiane nuk nguroi ta përkufizonte veten si një person më i mirë, si një Ferrari, një Rolex, e zëvendësuar nag ish-futbollisti katalanas me një Twingo dhe Casio (duke iu referuar në vend të kësaj ish-kamerieres 23-vjeçare, e dashura e re e Pique).

Pasi kënga u bë “virale” në rrjetet sociale, Pique shkroi një mesazh në Twitter, me një përgjigje të nënkuptuar ndaj Shakirës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka bërë të ditur se nesër do të zhvillohet një ndeshje për “Kings League”, ligën e futbollit me 7 lojtarë, që ka nisur së fundmi dhe shtoi:

“Jeta është një gjë e mrekullueshme”. Mesazhi kompletohet me “emoji” e një kllouni. Një “emoji” që me shumë gjasa i referohet Shakirës, ​​me të cilën ai nuk mbajti marrëdhënie të mira pas ndarjes, pavarësisht se kanë dy fëmijë të përbashkët, Milanin dhe Sashën, të cilët tani janë respektivisht nëntë dhe gjashtë vjeç.

Shakira shpërthen ndaj Pique: Unë vlej sa dy 22-vjeçare, ndërrove një Ferrari me një Twingo…