Transmetuar më 13-01-2023, 09:11

Gjatë spektaklit të së martës, kur banorët dëgjuan rrëfimin e Luiz Ejllit për sëmundjen, për të cilën më pas tha se ishte historia e një shoku, Dea Mishel bëri një reagim të fortë duke thënë “nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës.

Por tani që është në nominim, ajo mendon se është penalizuar sepse ka mbështetur këngëtarin e njohur.

Në një bisedë me banorët, Dea u pyet se çfarë mund ta ketë penalizuar që shkoi në nominim këtë javë me “televotimin” për më pak të preferuarin e publikut.

Në përgjigjen e saj, Dea Mishel theksoi se është penalizuar sepse është dukur sikur e ka mbrojtur Luizin në gjithë këtë situatë.

“Mendoj që mund të jem penalizuar realisht sepse u duk sikur po mbroja Luizin në atë që po ndodhte. Ndërkohë që unë po rrija po qetësoja Kiarën, s’po thoja vërtet atë që po mendoja që Luizi po gënjen. Se kisha mendjen aty fare”, tha Dea.

Kujtojmë se pas familjes ka reaguar edhe ish-partneri i Dea Mishel, Ilsi Muça, pas reagimeve të deklaratës skandaloze që ajo bëri për Luizin.

Ai tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë se “ka bërë mirë që nuk është më me Dean”, të cilave ai iu përgjigjet publikisht duke e konsideruar veten “me fat” që e ka njohur.

Sipas tij, deklarata e Dea Mishel e cila tha se “nuk jeton dot në një shtëpi me dikë qe po vdes dita-ditës”, është nxjerrë jashtë kontekstit.