Transmetuar më 13-01-2023, 09:17

Sekuestrohet nje anije peshkime me naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Burime nga policia dhe dogana thonë Leonidha Musaj se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë.

Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj.

Anijet e pëshkimit, prej vitesh bëjnë  kontrabandë nafte.

Ato e marin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta  dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.