Transmetuar më 13-01-2023, 08:46

Shkodër- Një suilm ndaj punonjësve të policisë ndodhi sot në Shkodër.

Personi që shihni në foto është Pëllumb Shpati, të cilit i vendosën tritol në banesë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai është me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesën e tij si edhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, teksa shkak për vendosje ne lëndës plasësse paraprakisht dyshohet të jetë detyra e Shpatit.