Transmetuar më 13-01-2023, 00:01

Dea Mishel dhe Olta Gixhari janë afruar shumë me njëra-tjetrën ditëve të fundit, aq sa mund të themi se janë “shoqe” brenda shtëpisë. Në një bisedë që zhvilluan së fundmi bashkë, dy “shoqet” po diskutonin për disa nga sjelljet e banorëve.

Sipas Oltës disa nga banorët i tregojnë gjërat që ndodhin në shtëpi tjetër për tjetër, ndërsa Dea i tha se ajo është treguar e sinqertë me të.

Dea: Ti me mua je treguar gjithnjë e sinqertë se di pse ka njerëz që thonë gjëra ndryshe, si te muhabeti Gentit edhe i Zhaklinës. Unë mbaj mend që ti the që historia e saj se tu thye gota në dorë nga energjia negative jo që të shtyu ajo.

Olta: I shpikin pra! Hajde shpjegoja Teas dhe të tjerëve.

Së fundmi Olta ka pasur një debat të ashpër me Luizin. Këngëtari u shpreh se Olta e ka frikë pasi e di çfarë e pret, referuar lojës në “BBV”, ndërsa aktorja iu kthye me tone të ashpra duke e quajtur “injorant”, “provincial” dhe “të papërshtatshëm për televizion.” Olta gjithashtu “gjykoi” mënyrën se si flet dhe ha ushqim Luizi, duke e akuzuar se “e ka pështyrë teksa po hante.” Vlen të përmendet se Kiara Tito, e cila ndodhej së bashku me banorët kur ndodhi debati, i id ha të drejtë Oltës, në aludimin e saj se Luizi e ka “pështyrë me qëllim” kur po hante. Banorë të tjerë të pranishëm, konkretisht Efi u shpreh se kjo është mënyra e Luizit dhe nuk ka qenë e qëllimshme.