Transmetuar më 12-01-2023, 13:09

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane, pasi akuzohet se ka kryer një grabitje ne Cures, ndërsa rezulton edhe me pasaportë false.

I riu bashkë me disa persona nën kërcënimin e një thike kuzhine kanë hyrë në banesën e një të moshuare, dhe pasi e kanë mbyllur këtë të fundit në një dollap, i kanë grabitur asaj 20 mijë euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore, një patrullë e Skuadrës Fluturuese është hasur në rrugë me një çift, burrë dhe grua me origjinë të huaj, të dy tashmë të njohur për Forcat e Policisë.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre të fundit, policia ka identifikuar edhe një person të tretë që iu gjet dokumenti fals. Nga ana tjetër vijojnë hetimet për grabitjen.