Transmetuar më 12-01-2023, 10:55

DEVOLL- Fshehu ngjarjen, zbulohet e vërteta.

Policia a zbardhur rrethanat e një ngjarje të ndodhur dje në fshati Menkulas. 62-vjeçari, Vasil Babinis, që goditi me sëpatë një të moshuar në Devoll është vënë në pranga, disa orë pas hetimeve të Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar Vasil Begolli, 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Menkulas”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se shtetasi Vasil Babinis, 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Vasil Babinis, 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.