Transmetuar më 12-01-2023, 10:43

Lezhë- Gjykata e Lezhës, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin, Antonio Leka. Ndaj tij janë ngritur akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”. Ky person, u kap dy ditë më parë me armë dhe municione luftarake në makinë, duke suprizuar të gjithë me rrëfimin.

‘Do vras politikanët e Lezhës’- u tha i riu forcave të policisë, të cilët më pas e neutralizuan.

Gjatë marrjes në pyetje, ai i lidhi veprimet e tij në emër të patriotizmit, mirëpo nuk tregoi në asnjë moment se ku i kishte gjetur armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.