Transmetuar më 12-01-2023, 09:45

Cristiano Ronaldo shiti “Topin e Artë” të vitit 2013 për bamirësi. Episodi ndodhi në vitin 2017, kur kampioni portugez nxori në ankand një kopje të trofeut prestigjioz.

Në fakt, të gjitha të ardhurat i janë dhuruar fondacionit “Make a Wish” për mbështetjen e fëmijëve me sëmundje të rënda.

Fituesi i ankandit të organizuar nga poseduesi i pesë “Topave të Artë”, nga të cilët CR7 shiti një kopje, ishte miliarderi Idan Ofer, një nga njerëzit më të pasur në Izrael, për një shumë të barabartë me 600 mijë euro.

Një gjest i bërë i ditur vetëm tani nga “Mirror”, por që nxjerr në pah nismën e rëndësishme bamirëse të Cristiano Ronaldos, pesë herë fitues i çmimit individual më të rëndësishëm për futbollistët.