Transmetuar më 12-01-2023, 09:09

Kinë-Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Kinë.

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 13 kanë mbetur të plagosur, kur një makinë hyri me shpejtësi mes kalimtarëve në një kryqëzim.

Videot e siguruara nga një kamera sigurie tregojnë makinën teksa kalon mbi vijat e bardha dhe hedh në ajër kalimtarët, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Autoritetet kineze arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë ngjarjen nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm.

Policia dhe stafi mjekësor u dërguan menjëherë, sipas autoriteteve lokale, të cilat konfirmuan edhe numrin e viktimave.