Transmetuar më 11-01-2023, 20:18

SPANJE – Kampioni i botës në qitje me pistoletë, spanjoli Jorge Ballesteros, është gjetur i vdekur në moshën 39-vjeçare. Sipas revistës spanjolle ‘Jara y Sedal’, policia e ka gjetur Bellesteros brenda makinës së tij, të parkuar në qendrën tregtare të La Vaguada në Madrid, me një dëmtim në kokë.

“Federata Spanjole e Qitjes shpreh dëshpërimin e saj për humbjen e tmerrshme të një qitësi të madh dhe të një njeriu të jashtëzakonshme, një zotëri në sport dhe në jetë”, shkroi federata e këtij sporti në Twitter.

Jorge Ballesteros ishte kampion bote në vitin 2017, duke shtuar 3 kampionate europiane, 6 të fituara ‘Extreme Europe Open’ dhe 17 tituj në kampionatet spanjolle.