Transmetuar më 11-01-2023, 18:36

TIRANË- Nuk ndalojnë reagimet në rrjet për "Big Brother VIP Albania 2". Siç duket edhe në foton e mëposhtme, piloti i famshëm Arbër Xhaja që dërgonte mesazhe edhe në edicionin e vjetshëm, është ngritur sërish në qiell me një mesazh për këngëtarin Luiz Ejlli.

"Forca kampion. Jemi me ty, ne të besojmë,"-shkruhet në posterin e krijuar për të.

Këngëtari Luiz Ejlli i tregoi moderatores Kiara Tito se vuante nga një sëmundje e rrallë. Por, natën e "prime" e mohoi duke u shprehur se në fakt është një miku i tij duke shkaktuar shumë bujë në rrjet. Versionin e vërtetë këngëtari nuk ka pranuar ta tregojë me pretendimin se dëshiron të ruajë privatësinë e personit që vuan vërtetë.