Transmetuar më 12-01-2023, 08:35

Georgina Rodriguez ka vendosur të tregojë në disa foto të postuara në Instagram vathët e çmuar që ka treguar gjatë prezantimit të Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr.

Me atë rast, modelja 28-vjeçare zgjodhi një pamje të matur dhe të dëlirë, në përputhje me rregullat strikte të Arabisë Saudite, por nuk mund të mos shfaqte disa aksesorë të rëndësishëm.

Aksesorë që jo të gjithë mund t’i përballojnë… Georgina Rodriguez zgjodhi vathët e diamantit, të punuar me dorë në Itali nga Pasquale Bruni, një argjendar piemontez i njohur në të gjithë botën për krijimet e tij unike dhe të rafinuara.

Partnerja e CR7 ka zgjedhur modelin ‘Feel’; gjethe ikonë të arit të bardhë që shndërrohen në valë, duna, oqeane, shkretëtira. Çmimi? 47.900 euro të mira!