Transmetuar më 11-01-2023, 14:33

Zhvillime interesante kishte mbrëmjen e kaluar në BBV2.

Kur dallon nëse një person vërtetë ka një pëlqim serioz për ty? Kur edhe nëse ti i kthen shpinën ai kujdeset dhe mendon për ty. Dhe këtë e ka bërë Luizi në raport me Kiarën. Si gjithë banorët e tjerë edhe Kiara Tito u bë palë me “lojën” e ndyrë të produksionit duke e nxjerrë dhe “dënuar” Luizin si “gënjeshtar”.

Moderatorja zgjodhi ta linte vetëm edhe pse artisti dukej që ishte në një gjendje të rënduar, ku nuk mund të thonte shumë gjëra.

Mirëpo përpos gjithçkaje Luizi akoma ndihet fajtor se Kiara është në nominim sipas Ejllit për shkak të tij.

“Më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje.”