Transmetuar më 11-01-2023, 12:46

Pakistan- Një burrë i martuar me tre gra, ka mirëpritur fëmijën e tij të 60, dhe prapëseprapë nuk ka ndërmend të ndalet.

Sardar Jan Mohammad, 50-vjeçari nga Pakistani, jeton me tre gratë e tij dhe një duzinë fëmijësh në provincën Quetta.

Një nga gratë e tij sapo solli në jetë fëmijën më të fundit këtë javë, të quajtur Khushal.

Sardar, i cili punon si doktor, ka folur për mediat lokale për numrin e lartë të fëmijëve që ka dhe pretendoi se kërkonte një grua tjetër për të pasur më shumë fëmijë.

Ai gjithashtu i kërkoi qeverisë lokale t’i japë falas atij një autobus kështu që mund të çojë të gjithë familjen e tij për pushime.